U ekzekutua pranë bizneseve të tij në Laç, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra ish-efektivi


Ish-efektivi i policisë, Xhelal Reçi, është ekzekutuar pranë bizneseve të tij në Laç. 61-vjeçari zotëronte një butik dhe një bar-kafe në qytet.

Mëoshet se një plumb i vetëm i ka marrë jetën.

Në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorit/ëve të vrasjes.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së. Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.