Përplasen dy makina në autostradën Rrogozhinë-Durrës, lëndohet shoferi i “BMW”

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në autostradën Rrogozhinë-Durrës.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një makinë tip ‘BMW’ është përplasur me një ‘Benz’.

Si pasojë e aksidentit i lënduar lehtë ka mbetur shoferi i ‘BMW’ i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Kavajës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po merret me hetimin e ngjarjes dhe rrethanat e aksidentit.