Atentati në Laç, gjendet një makinë e djegur dyshohet e autorëve që vranë ish policin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2021, 08:47
Një makinë është gjetur e djegur dhe dyshohet se është e autorëve që ekzekutuan Xhelal Reçin, ish punonjës policie mëngjesin e 1 nëntorit 2021.
Makina tip "Toyota" është gjetur në Milot.
61-vjeçari u ekzektua pranë bizneseve të tij në Laç. Ai ka qenë duke zbritur nga makina për të hapur biznesin që kishte pranë bankës kur është qëllua nga autorët ende të paidentifikuar.
Viktima ka tentuar ti shpëtojë plumbave duke tentuar të largohet mes dy objekteve por nuk i ka shpëtuar dot plumbave.
Xhelal Reçi është babai i Besnik Reçit i cili arriti ti shpëtojë një atentati të ndodhur më 15 gusht 2020. Ai kishte qenë duke udhëtuar me makinë me familjen e tij kur dy persona me motor dhe skafandër në kokë i janë afruar dhe kanë qëlluar drejt makinës.

Ne foto: Makina e djegur e gjetur sot ne Milot. Dyshohet se eshte e autoreve te vrasjes se Xhelal Reçit
