Prishjet tek "5 Maji", banori debat me Gjekmarkaj: Projektin e nisi Basha. Gjekmarkaj: Nuk jua solli PD fadromat
Banorët e “5 Majit” janë përplasur sot dhe me deputetin e PD-së Agron Gjekmarkaj i cili kishte shkuar atje për të mësuar më shumë për problematikën e tyre.
Banorët thonë se fajin për gjëndjen në të cilën ndodhen është e të gjithë politikës, si maxhorancës në qeveri dhe opozitës.
“Ky projekt është defekt i qeverisjes tate që kanë nisur që me projektin që ka vendosur vetë Basha e qeveria tani po e vulos atë që ju keni vendosur” tha një banor duke i treguar hartën Gjekmarkajt
“PD nuk është këtu me rruspa. Nuk po jua shemb PD shtëpitë, as Lulzim Basha. nuk mund të paragjykosh çfarë do të bënte PD sot.”
“Ne duam informacion nga institucionet shtetërore pse jemi në këtë pjesë jo mbështetje nga ju që e nisët këtë projekt e po vijon sot nga pushteti tjetër” tha banori.
Banorët e “5 Majit” nuk lejuan sot fadromat të hyjnë në lagjen e tyre për tu prishur banesat në kuadër të projektit të zhvillimit nga Bashkia e Tiranës. Ata kërkojnë paraprakisht një kontratë me bashkinë se çfarë do të ndodhë me ta dhe vlerësim të banesave të tyre sipas tregut dhe jo sipas çmimit të referencës.