Dita nis me diell, mesdita dhe nata sjellin reshje shiu

Paraditja e të hënës së parë të muajit nëntor do të nisë me mot të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira te shpeshta, më të dukshme në zonat veri-veriperëndimore.

Ndërsa orët vijuese shtojnë gradualisht vranësirat, duke sjelle reshje të pakta si fillim në zonat veriore, por gjatë natës reshjet do të përfshijnë te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e mesatare ne toke dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim te larte mbi 5 ballë.