"U prehtë në paqe!" Meta ngushëllon Bashën për ndarjen nga jeta të babait: Mësova me hidhërim lajmin e vdekjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2021, 07:39
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngushëlluar kreun e Partisë Demoktarike, Lulzim Basha për humbjen e babait, ditën e djeshme ( 31 tetor).
Nëpërmjet një postimi në Facebook Meta i shoreh ngushëllimet e tij Bashës dhe familjes së tij.
"Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha! U prehtë në paqe", shkruan Meta.
Babai i kreut të opozitës, Xhelal Basha ka ndërruar jetë moshën 85-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Basha kishte qëndruar për një kohë të gjatë në spital por nuk ka arritur që të mposht sëmundjen që i ka marrë dhe jetën.
Foto/ Nëna sjell në jetë foshnjën që peshon mbi 6 kg
1 Nëntor, 07:23


