Mbeturinat mbulojnë përroin në Gjirokastër, banorët: Ndihemi të rrezikuar, s’dalim dot jashtë

Kjo është panorama e përroit që përshkon lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastër. Mbeturina, bimësi e dendur dhe ujërat e zeza shoqërojnë në çdo stinë banorët e vendosur në afërsi të tij.

Banorët shprehen se mbetjet hidhen si nga njerëzit dhe bizneset ndërsa ka mungesë të kontenjerëve të mbetjeve që i kanë kërkuar herë pas here.

“E kemi dhe e kemi problematike, ne dëshirojmë të vihet një kosh, sepse të gjithë mbeturinat e lagjes i hedhim këtu. Kosh nuk kemi, kemi kërkuar dhe s’na ka ardhur.”

Thonë se janë të rrezikuar për situatën e rëndë që ndodhet aty.

“Jemi me fëmijë të vegjël dhe gjithë era pisllëqe që janë këtu na vijnë në shtëpi, s’dalim dot jashtë”.

Përroi është panorama e parë me të cilën përballen edhe turistët, pasi ai është i pozicionuar në rrugën që të çon në zonën historike të qytetit dhe pastrimi nga Bashkia e drejtuar nga Flamur Golemi sipas banorëve bëhet njëherë në dy muaj.