Po hapte dyqanin, Xhelal Reçi u qëllua sapo zbriti nga makina, tentoi të largohet duke u futur në një rrugicë

Xhelal Reçi ishte  drejtuar drejt bizsnesit të tij, një butik në qytetin e Laçit, për të hapur qepenin siç bënte çdo ditë kur është qëlluar nga atentatorët.

Gazetari i Ora News, Elvis Hila, raporton se viktima "ka qenë duke zbritur nga automjeti i i tij "Benz" për të hapur biznesin që e kishte ngjitur me bankën, një butik dhe menjëherë sapo ka dalë nga makina është qëlluar me armë zjarri nga atentatorët duke e lënë të vdekur në vend".

Ai ka tentuar të largohet në momentin kur është qëlluar, duke u futur në një rrugicë mes dy objekteve, por nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në vend.

Po hapte dyqanin, Xhelal Reçi u qëllua sapo zbriti nga makina,
Rrugica mes dy objekteve

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta por dyshohet  për një atentat të mirëorganizuar.

Një automjet i djegur u gjet në zonën e Milotit pak minuta pas ngjarjes që dyshohet se u përket autorëve.

Janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Pistat e hetimit

Viktima ishte pronar i disa bizneseve dhe nuk ishte pjesë e strukturave të policisë prej të paktën 15 vitesh. Por gjithësesi policia po heton disa pista. Ai nuk njihet si person me precedent penal, ishte një biznesmen.

Në momentin e ngjarjes ishte drejtuar për të hapur qepenin e biznesit çka do të thotë se autorët e kanë ruajtur.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve në Laç për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të atentatit.

Antetati ndaj të birit ende pa autorë

Gazetari i Ora News, Elvis Hila, raporton se antentati ndaj Besnik Reçit, djalit të Xhelal Reçit i vrarë sot në Laç, nuk është zbardhur ende.