Kuvendi miraton Eurobondin 700 milion euro me 78 vota pro
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi miratimin e projektligjit "Për eurobondin, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 33 abstenim.
Nikolla: Ju komunikoj rezultatin e votimit për çështjen "Projektligji për Eurobondin" që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet dhe taksat dhe parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshje që do lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë. Rezultati i votimit; 78 pro, 4 kundër, 33 abstenim, miratohet.
Projektligjet e miratuara në Kuvend:
Projektligj "Për eurobondin", që do të emëtohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dore nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë" miratohet me 78 vota pro, 4 kundër dhe 33 abstenim.
Projektligj "Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020" miratohet me 76 vota pro dhe 41 kundër.
Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)", për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpëmdarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-se për reagimin ndaj krizes së pandemisë Covid-19" miratohet me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim.
Projektvendim "Për ngritjen e komisionit hetimor" të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të organeve publike për procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier” miratohet me 117 vota kundër asnjë, abstenim 1.