“S’respektohet votuesi”, Açka e irrituar: Unë kam turp nga qeveria ime

Deputetja e PD, Flutura Açka shprehet se ka turp nga qeveria që drejton vendin tonë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, deputetja krahas fotos së Kuvendit nga disa e sotme ku po votohej për Eurobondin, thotë se qeveria nuk ka respekt për votuesin duke qenë se asnjë nga kabineti i Ramës nuk është paraqitur në Parlament. 

Më tej shton se një qeveri që vjen në pushtet me vota të vjedhura nuk ka respekt as për votuesin. 

Postimi i plotë:

Qeveria live në Parlament… duke dëgjuar vërejtjet për Eurobondin, për blerjen e energjisë, për buxhetin rrush e kumbulla 2020.

Po te kishte ardhur me vota të vetat, do të kishte pasur respekt për votuesin.

Me votat e vjedhura, sigurisht që nuk e ka.

Unë kam turp nga qeveria ime! Po ti?

Açka në fjalën e saj që ka mbajtur ditën e sotme në Kuvend ka renditur, të gjitha problematikat që hasin shqiptarët. Ajo tha se qytetarët vuajnë nga mungesa e legalizimeve, shkollave, rrugë e vendeve të punës.