I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Tiranë i kërkuari nga Interpoli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 13:06
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Policia e Tiranës ka vënë në prana një 43-vjeçar të dënuar për veprën penale "Trafik i drogës" në Itali.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit F. Rr, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombetar, për veprën penale “Trafik i drogës", parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.