Del nga arresti i shtëpisë për të shitur kokainë, arrestohet 59-vjeçari në Berat

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza në Berat.

Në pranga ka rënë një 59-vjeçar, i cili duke thyer  masën e sigurisë "Arrest shtëpie" shpërndante lëndë narkotike kokainë.

I arrestuari është identifikuar si A.Z, 59 vjeç, banues në lagjen "Çlirim".

"Arrestimi i tij u bë pasi, duke qënë me masë sigurie "Arrest shtëpie", u kap duke qarkulluar me mjet, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë" thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.