Ujësjellësat të zhytur në borxhe te OSHEE, Çela zbulon dilemën me ta dhe ARMO-n
20.3 miliardë lekë të reja është borxhi që i detyrohen OSHEE-së entet publike.
Shifra u bë me dije nga administratori i OSHEE-Adrian Çela në komisionin e ligjeve ku po diskutohet marrëveshja e huasë ndërmjet OSHEE dhe BERZH-it.
Nga kjo shumë, 17.3 mld lekë është borxhi i Ujësjellësave, 2.4 miliard ARMO dhe 2 mld Albpetrol.
Çela: Borxhi që i kanë OSHEE është 20.3 miliardë lekë të reja. 17.3 mld është borxhi i ujësjellësave dhe jobuxhetorëve. ARMO psh ka 2.4 miliard lekë. Dua të sqaroj se situata te ARMO ka një problematikë që nuk zgjidhet prej më shumë se 10 vitesh.
Që kur është privatizuar është privatizuar me nënstacionin dhe aty ka një konflikt mes bashkisë Ballshit dhe fabrikës për të njohur debinë e ujësjellësit. Jemi në proces gjyqësor por ka një radhë në proces gjyqësor për sekuestrimin e nënstacionit ku nuk jemi vetëm ne.
Jemi para një dileme si në rastin e ARMO-s dhe ujësjellësave, që të lëmë qytetarët pa ujë apo ti ndërpresim aktivitetin. Shumë prej këtyre ujësjellësave u kemi bllokuar dhe llogaritë bankare.
Është një borxh i trashëguar në vite. Ka një përmirësim të situatës te disa ujësjellësa si ai i Tiranës, Fierit, Korçës, Pogradecit, Elbasanit që nuk gjenerojnë më borxhe, prej vitesh paguajnë faturën koherente dhe kanë bërë akt-marrëveshje ku paguajnë borxhin e vjetër. Problem është dhe Albpetrol, i cili në 2020 për shkak të mosshitjes së naftës për mungesë tregu si rezultat i Covid krijoi një borxh prej 2 mld lekësh. Por prej 5 muajsh kemi hyrë në akt-marrëveshje, e kemi skeduluar borxhin dhe është duke u likujduar.
Është shumë e thjeshtë të thuhet pse nuk i ke prerë energjinë, por dëmin nga ndërprerja e energjisë në puset e naftës mund ta llogarisni vetë. Kemi qenë të detyruar në disa raste të mos veprojmë. Kollaj është të lëmë qytetarët pa ujë por e dini çfarë ndodhi me CEZ 9 vite më parë. Është një pikë ku ne vërtet nuk kemi arritur të realizojmë objektivin tonë por qeveria ka nisur një reformë me sha e ujit.

