Shkodër/ Policia i kap "mat" në kasolle, sekuestron 7 kg kanabis, në pranga 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Ata u kapën në territorin e fshatit Mnelë, në një kasolle të përshtatur për tharje dhe përpunim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në kasolle policia sekuestroi 7 kilogramë lëndë bimore kababis.

 Personat e arrestuar janë identifikuar si G. H., 26 vjeç, banues në Mnelë, Bashkia Vau i Dejes dhe D. Ç., 46 vjeçe, banuese në Mamurras.

Mësohet se arrestimi i 2 personave u bë në kuadër të operacionit policor të  koduar “Mnela”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sekuestrohet 1 kg kanabis në Vlorë

Policia e Vlorës njoftoi se ka sekuestruar një 1 kg kanabis gjatë kontrollit të banesës së

shtetasit L. Ll., në fshatin Mazhar, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë të 58 vjeçarit.