Nuk shkoi vetë dhe as dërgoi avokatin, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Lulzim Berishën

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, lidhur me lirimin me kusht të tij.

Shkak është bërë mosparaqitja në seancë as e tij dhe as avokatit.

Nga ana e gjykatës do të merret informacion me anë të prokurorisë së Durrësit nëse subjekti mban kontakt me shërbimin e provës, për të saktësuar adresën ku do ti bëhen njoftimet.

Seanca u shty për në datë 9 nëntor ora 10.00.