Frikë dhe mungesë furnizimi, qytetarët e Krujës blejnë ujë në dyqane

Frika nga helmimi ka bërë që qytetarët e Krujës t'u drejtohen dyqaneve për të blerë ujë.

Jo vetëm frika por edhe për faktin se qyteti prej ditës së djeshme nuk furnizohet me ujë.

Nga bashkia është thënë se do të shpërndahet ujë me autobote për furnizimin e qytetarëve deri në daljen e analizave për ujin, nëse është i pijshëm apo jo.

370 qytetarë morën trajtim në spital me simptoma helmimi, shkak për të cilin dyshohet se ka qenë uji i pijshëm.