Tragjike/ 5 vjeçari nga Saranda humb jetën nga covid. Shkoi në Turqi, por nuk ia doli

Një fëmijë vetëm 5 vjeç humbi jetën si pasojë e komplikacioneve nga COVID.

Ora News mëson se fëmija ishte shtruar në spitalin e Sarandës 8 ditë më parë dhe më pas ishte transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Më pas ai ishte dërguar për mjekim të specializuar në Turqi por djali i vogël i identifikuar me inicialet M.H nuk ka arritur të fitojë betejën dhe ka ndërruar jetë në një nga spitalet e Turqisë.

Fëmija ishte mbipeshë dhe dyshohet se kjo ka përkeqësuar gjendjen e tij.

Ky nuk është rasti i parë i fataliteteve për shkak të covid mes moshave pediatrike. Në nëntor të 2020 një foshnje 16 javëshe humbi jetën në pediatrinë e QSUT. Ministira e Shëndetësisë njoftoi se ai kishte dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.