Fadromat mësyjnë tek "5 Maji"/ Banorët ngrenë zërin kundër bashkisë së Tiranës: Po na prishin shtëpitë në emër të rindërtimit. Pallatet po shiten me 1200 euro m/katror

Banorët e rrugës “5 Maji” në Tiranë tentuan të bëjnë rezistencën e fundit në mbrojtje të shtepive të tyre mëngjesin e së martës (26 tetor 2021) .

Thirrjet e tyre hasën në forcën e shtetit.

Në mëngjes banorët protestuan por kur erdhën fadromat 40 familjet u dorëzuan duke ia lënë vendit rrënimit të shtëpive.

Eskavatori në pak minuta shembi investimin e një jete të tërë të familjeve që jetonin në këtë rrugë.

Familjet kërkuan në mëngjes diskutime me bashkinë e Tiranës, e cila u kërkoi lirimin e shtëpive me argumentin e projektit të rindërtimit, por thirrjeve të tyre institucioni që duhet të kujdeset për banorët, iu përgjigj duke dërguar me mjete të rënda.

“Po na prishen shtëpitë dhe nuk na thuhet se ku do të shkojmë. Këtu po prishen shtëpitë dhe po bëhen pallat por nuk na garantohet që do të na japin hyrje.

Pallatet po shiten, me 1200 metri katrorë dhe duke i porositur që të mos thonë se po e blejnë por janë familje që janë dëmtuar nga tërmeti. Janë 10 pallate që po shiten e janë bërë gjoja për tërmetin. Po na prishin shtëpitë por të na fusin tek pallati” thotë një banor (shikoni video deshmine poshte)

Një tjetër thotë se bashkia i ka marrë pronën dhe ia ka dhënë dikujt tjetër “Po na merret toka dhe prona jonë e po vendosen të tjerët”

Nuk kishin më forca për të reaguar ndaj të tronditur u detyruan të shihnin çdo lëvizje të mjetit të rëndë që po u rrëzonin para syve pasurinë e paluajtshme.

Të vetmit që i vizituan ishin përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, që premtojnë vetëm ndjekjen e situatës

Vendimin për shembjen e ndërtesës thonë se e kanë marrë në rrugë informale, por pa asnjë sqarim se ku do të strehohen, apo nëse bashkia do tu japë një tjetër strehe


Ora 12: 12 Fadromat mësyjnë tek "5 Maji"

Fadromat mësyjnë banesat në rrugën “5 majin” në kuadër të projektit të rindërtimit. Por banorët të cilëve po u shembet banesa dolën sot në protestë pasi akuzojnë bashkinë e Tiranës për mungesë transparence.

Ata thonë se përfaqësues të pushtetit lokal i kanë shkuar disa herë muajt e fundit dhe u kanë kërkuar të lirojnë banesat pasi do të shemben bazuar në VKM-në e post-tërmetit të vitit 2019.

Qytetarët bënë të ditur se pavarësisht njoftimit për shembjen e objekteve, bashkia nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje për vendstrehimin e tyre të ardhshëm dhe as për kompensimin e pronave që po u shemben tani.

Fadromat mësyjnë tek "5 Maji"/  Banorët ngrenë

Fadromat mësyjnë tek "5 Maji"/  Banorët ngrenë

Fadromat mësyjnë tek "5 Maji"/  Banorët ngrenë

Fadromat mësyjnë tek "5 Maji"/  Banorët ngrenë

Fadromat mësyjnë tek "5 Maji"/  Banorët ngrenë