Helmimi në Krujë, analizat pas 24-72 orëve, bashkia do shpërndajë ujë me autobote
24 deri në 72 orë do të duhet që të dalin rezultatet e analizave mikrobiologjike për të marrë vesh se çfarë e shkaktoi helmimin e qytetarëve të Krujës.
Ministrja Manastirliu teksa vizitoi spitalin e Krujës tha se 370 persona kanë marrë trajtim në spital.
Manastirliu: Situata paraqitet e qetë, pa komplikacione. Nga dita e dielë dhe deri sot 370 qytetarë kanë marrë shërbim në spital. Vetëm sot janë paraqitur 60 qytetarë që pas shërbimit janë nisur në shtëpi. Tani janë edhe disa pacientë të tjerë që po marrin shërbim në urgjencë, rreth 30 qytetarë, adoleshentë, fëmijë dhe të rritur. Sa i takon investigimit, të gjithë strukturat po hetojnë të gjitha pistat. ISHSH dhe ISHP janë duke investiguar. Janë marrë monstrat e ujit, ushqimeve. Hetimi epidemiologjik po bëhet në të gjithë aspektet. Po pyeten çfarë kanë konsumuar. Do të kemi një rezultat pëërfundimtar kur të kemi analizat. Afati është 24-72 orë.
Ndërsa bashkia Krujë ka ndërprerë ujin në qytet, drejtoresha tha se spitali i Krujës po furnizohet me depozitat që ka.
Nga ana tjetër bashkia tha se deri në rikthimin e furnizimit nga ujësjellësi, bashkia do të shpërndajë ujë për qytetarët me autobote.
