Uji i pijshëm u përzie me ujërat e zeza? Dyshimet për helmimin masiv në Krujë
Analizat e ujit nga ISHP do të provojnë nëse uji i pijshëm qëndron pas helmimit masiv të qytetarëve në Krujë, por dyshimet paraprake janë për një përzierje të këtij uji me ujërat e zeza në kanalizime.
Gazetarja e Ora News Sonila Musai në një raportim nga spitali i Krujës tha se në ambjentet e spitalit ka ende persona të shtruar, të cilët kanë nevojë për monitorim të mjekut.
Nga dita e hënë dhe deri sot, 300 qytetarë të Krujës kanë marrë trajtim, ndërsa simptomat kanë qenë diarre, dhimbje barku dhe temperaturë.
"Prej ditës së djeshme dhe sot specialistë të ISHP ndodhen në terren për të marrë monstra uji, të cilat do ti nënshtrohen analizave. Rezultatet e tyre pritet të provojnë nëse shkak i helmimit ka qenë uji apo jo.Është ndërprerë furnizimi me ujë i qytetit. Frika është e madhe dhe sot qytetartët i janë drejtuar dyqaneve për të blerë ujë.
Mësohet se në qytet janë dy depozita uji, të dyja kanë qenë të mbyllura dhe të ruajtura me roje dhe kamera. Dyshohet se janë përzier në kanalizime ujërat e zeza me ujin e pijshëm. Qytetarët kanë pasur simptomat kanë të ndryshme si diarre, dhimbje barku dhe temperaturë.
Aktualisht brenda ambjenteve të spitalit të Krujës ka ende persona të shtruar në spital pasi kanë nevojë për monitorim nga mjeku".
