Filtri i ujit i bërë pis, pacienti tregon foton: Ja uji që pijnë banorët e Krujës

E ndërsa priten analizat, banorët e Krujës janë të bindur se shkak i helmimit të tyre është uji i pijshëm.

Një nga pacientët që po marrin mjekim në spitalin e qytetit tregoi foton e filtrit të ujit që ai ka vendosur në banesën tij, ku duket qartë ndotja e lartë.

Filtri është bërë i zi, duke treguar cilësinë e dobët të ujit që i shkon në çezma banorëve të Krujës.

Edhe një tjetër pacient thotë se situata ka nisur me Ujësjellësin e ri, duke shtruar se nga ajo periudhë deri sot janë paraqitur tre herë në spital me shenja helmimi.

Rreth 370 qytetarë morën trajtim në spital me simptoma helmimi.