“E mundëm, e vumë përfundi” Namik Dokle kalon Covidin

Politikani dhe ish-kreu i Kuvendit Namik Dokle ka mundur që të kalojë Covidin.

Këtë gjë e ka bërë vetë Dokle përmes një postimi në Facebook teksa shkruan se e përzuri covidin nga shtëpia.

Ai falënderon të gjithë ata që e ndihmuan ta kalojë këtë sëmundjes duke shprehur falënderim për të gjithë ata.

Dokle: Më në fund... Pa covid. E mundëm, e vumë përfundi, e përzumë covidin nga shtëpia. Ai iku çalë-çalë, por na la edhe ndonjë plagë. Po shkojmë drejt normales. Ia dolëm se patëm Anikën, ëngjëllin tonë shpëtimtar, patëm Blerin, Onin dhe Inën, engjëjt mbrojtës dhe Manjolën, engjëllin këshillues nga Italia! Ia dolëm se patëm të afërm dhe miq pa fund që na ofruan dashuri, kurajo dhe lutje të përzemërta për shërim! Sa do të dëshiroja që, sot, fjala FALENDERIM të kishte fuqi shprehëse një mijë herë më të madhe, për të gjithë.