Krimi i dyfishtë trondit Vlorën, nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten
Fshati Mekat i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku nipi ka qëlluar për vdekje xhaxhain e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij me të njëjtën armë.
Mësohet se xhaxha e nip, Jorgji Koreta 64 vjeç dhe Genci Koreta 39 vjeç po punonin bashkë te ullinjtë kur ka ndodhur ngjarja.
Të afërmit thonë se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti mes tyre.
Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja është pasojë e një konflikti për pronën mes tyre.
Bashkëfsharët e tyre tregojnë se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti mes tyre.
Nga burimet e policisë së Vlorës konfirmohet se përpara ngjarjes autori të ketë qenë në gjendje të rënduar depresioni.
Por të afërmit e tij, mohojnë që 39-vjeçari, të ketë pasur më herët probleme të shëndetit mendor.
"Jo, jo. Ishte djalë me të gjitha cilësitë."
Policia ka mundur që të sekuestrojë në vendin e ngjarjes edhe armën e gjahut me të cilën janë vrarë 2 personat.
Njoftimi paraprak i policisë
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


