"Ylli në ngjitje i infrastrukturës", Braçe-Bashës: Te ky nënkalimi yt futem unë, ty të prishen flokët, Ramës i ikën koka

Deputeti i mazhorancës, Erjon Braçe, shfrytëzoi foltoren për ti kërkuar llogari Bashës për veprat infrastrukturore gjatë kohës së tij si Ministër.

Ai solli rastin e rrugës Lushnje-Fier, ndërsa nuk munguan dhe të qeshurat në Kuvend kur tregoi gjendjen në të cilat kanë mbetur mbikalimet dhe nënkalimet që ishin planifikuar në projekt.

Braçe: Korrupsioni kërkon raste konkrete, prova dhe fakte. Në dy periudha të ndryshme kohore nga 1999 në 2001 dhe nga 2005 në 2007 dy qeveri të ndryshme, një e jona dhe një e opozitës sot morën përsipër të ndërtojnë akset rrugore që kalojnë nëpër Lushnje në drejtim të jugut të vendit. E para mori përsipër aksin të ndërtojë aksin rrugor nga Rrogozhina në Lushnje, e dyta Lushnje-Fier. Të dyja rrugët të ndërtuara gabim ku ndan përgjysëm fshatra të tërë. Një poshtë rrugës dhe një sipër rrugës. Ndërkohë që qeveria e parë zgjidhi problemin duke ndërtuar rrotullame, qeveria tjetër për herë të parë na dha mundësinë të shohim një autostradë që ndërpritet në katër segmente. Rruga ishte vepra e parë e një ylli të ri në ngjitje në fushën e infrastrukturës, përvoja e munguar reflektohet në rrugë.

 

Aq dinte dhe aq dëm bëri. Përtej faktit se rruga u ndërtua me shtufë, u ngjesh me rrul dhe ministri përsipër rrullit tani është bërë kanal. Dua të di po mbikalimet ku shkuan. Do ti kërkoj ministres të verifikojë brenda projektit ishin mbikalimet apo jo, ngrehinat mbi rrugë tregojnë se kanë qenë me mbikalime. Kanë mbetur në ajër, as hipën dot, as zbret dot. Ky këtu është nënkalim, veturat, furgonët, unë hyjmë këtu por jam i bindur se kryetarit të opozitës i prishin flokët, kryetarit të qeverisë i heqin kokën komplet. Këto janë vrimat që mund të quhen vepra infrastrukturore por në shërbim të njerëzve të zakonshëm nuk janë. Është justifim ylli në ngjitje i infrastrukturës rrugore, jo nuk është.

Braçe kërkoi verifikim për ketë vepër publike.

Braçe: Nuk është më justifikim as për mua, as për qeverinë e PS. Për kënaqësinë tënde unë nuk kam qenë zëvendëskryeministër për 8 vjet. Na intereson që banorët të kenë askes në të dy anët e rrugës, të kenë akses për pronarët e tyre, ekonomitë e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk ka më justifikim as për mua, as për qeverinë e PS. Por është koha për verifikim. Kam lexuar raporte të KLSh për këto rrugë, do ti sjell herës tjetër. Më intereson verifikimi, ka qenë me mbikalime apo pa mbikalime, paratë kanë qenë të planifikuara me mbikalime apo pa mbikalime dhe pastaj i takon kësaj qeverie ti japë zgjidhje.

Ai ngriti edhe shqetësimin e fermerëve për rritjen e çmimit e plehrave kimike dhe pesticideve.

Braçe: Kam shqetësim që më vjen në rritje nga zona. Çmimet e plehrave kimike dhe pesticideve. Këto produkte nuk mbajnë më ngarkesë fiskale të shtuar. Konukurrenca në treg duhet të kthehet sa më parë. Këto produkte i zotëron një kartel prej 10 kompanish me qendër në Vorë. Konkurrenca duhet të kthehet duke shpërvbërë këtë kartel. Duhet asistencë për bujqit për të ditur çfarë të përdorin dhe sasinë që duhet të përdorin. Ky kartel i ka vë vënë bujqit nën regjimin e përdorimit pa kufi të plehrave kimike, rritja e kontrollit për cilësinë, sasinë dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Në fund fare, nxitja e një industrie vendase që realizon prodhimin e  këtyre produkteve këtu.