Komisioni hetimor për zgjedhjet, Rushaj- qeverisë: Jeni në hall të madh, por s’do na pengoni

Deputeti i Partisë Demokratike Alfred Rushaj, për Komisionin Hetimor që ka nisur për zgjedhjet e 25-prillit, është shprehur se qeveria është në hall të madh, por që ata i janë referuar ligjit.

Në tej ai ka thënë se pengesat që nxjerrë qeveria në lidhje me këtë çështje, nuk do e pengojë opozitën që t’u paraqesin shqiptarëve fakte për zgjedhjet që sipas tyre kanë qenë një masakër zgjedhore.

Alfred Rushaj: Korrupsioni thotë se është i përhapur në çdo qelizë te enjtes publike dhe biznesit. Sa i përket çështjes se komisioneve hetimore e di që jeni në hall shumë të madh, ne i jemi referuar ligjit dhe jurisprudencës 20-vjeçar e kushtetuese. Nuk besoj se çdo pengesë që të nxirrni, nuk na pengoni dot që ato gjëra dhe fakte që duam t’ua bëjmë të ditur qytetarëve shqiptare do t’ua bëjmë të ditur. Kemi denoncuar abuzime që qeveria bën me fatkeqësinë e njerëzve.