Erion Isai rrëfehet ndryshe: Më dhëmb fakti që njerëzit ikin, nuk jam shtëpi pushke, mezi pres...

Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajli Petrela rrëfyen sot tek " Jeto me Orën"  jetën e tyre në Kolonjë. Prej 11 vitesh së bashku, ata folën për sfidat dhe angazhimin politik.

Sipas Isait ajo që e ka bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë ka qenë pasioni në çdo gjë.

"Ne nuk e kemi kursyer njëri - tjetrin në asgjë, por mendoj se pasioni na ka mbajtur dhe na i ka bërë jetën të bukur"- u shpreh ai.

Ndërsa bashkëshortja Ajli u shpreh se që në fillimet e jetës së bashku vuri re defektet e tij.

"Në fillimet tona të jetës së bashku kam vënë re të gjitha defektet e tij " u shpreh ajo.

Erioni baba rrëfeu për raportin me vajzat e tij ,duke e cilësuar si gjënë më të vërtetë të jetës së tij.

" Rrethohemi shpesh herë nga hipokrizi ,por dua të them gjëja më e sinqertë që unë kam është raporti me vajzën time, vetëm ajo më trajton si do ajo"- u shpreh Isai. 

Çifti foli për jetesën në Ersekë, Isai u ndal tek një nga problematikat siç është largimi i të rinjve.

 "Gjëja që më dhëmb më shumë është fakti i ikjev, largimi i njerëzve"- u shpreh ai.