Krimi i rëndë në Vlorë, të afërmit në shok: Po mblidhnin ullinj, atje u vranë, se dimë pse

Vrasja e dyfishtë në fshatin mëkat në Llakatund të Vlorës ka tronditur familjarët dhe afërmit e dy viktimave. Te banesat e tyre dëgjon vetëm ulërima dhe vajtime nga gratë e familjes.

Disa të afërm thonë se xhaxha e nip, Jorgji Koreta, 64 vjeç dhe Genci Koreta, 39 vjeç po punonin bashkë te ullinjtë kur ka ndodhur ngjarja.

Ata thonë se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti mes tyre, ndërfsa një zonjë tregon se 39-vjeçari ishte i pamartuar.

"I kam djemtë e axhës, nuk e di, te ullinjtë janë vrarë. Punonin te ullinjtë nipi me xhaxhanë, atje u vranë, se di pse. Ata kalonin mirë, u pataksëm që dëgjuam.

"Nuk e dimë çfarë ka ndodhur, po nuk kanë pasur asnjë konflikt".

"Ka qenë djalë nuk e di çfarë të them. Ka emigruar më përpara. Nuk e di vetëm kur dëgjova të ëmën që po ulërinte. Ishte djalë me të gjitha cilësitë. I pamartuar. Xhaxhai rri në Vlorë me shtëpi. Jemi një fis. Nuk kanë pasur debate, ai skuqej kur fliste. Nuk kanë pasur debate për çështje pronash. Xhaxhai një copë pronë ka, se rri në Vlorë. Për armën nuk dimë gjë".

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vlorë ku 39-vjeçari vrau me armë gjahu xhaxhain dhe më pas u vetëvra. Dyshimet e para janë për një konflikt pronësie.

Ora News mëson se Genci kishte jetuar për një kohë si emigrant në Greqi, ndërsa xhaxhai i tij ka punuar si polic gjatë komunizmit.