Shqipëria, malet tona dhe potenciali turistik
Turizmi malor në Shqipëri, çfarë potencialesh kemi. Kjo ishte tema e diskutuar në emisionin “Jeto me Orën”.
Në panel Gladiona Dona eksperte ne sektorin e shërbimit, Aida Gjeca nën kryetare e turizmit malor në Unionin e Operatorëve Turistik si dhe në lidhje ‘Skype’, Baki Hoti kryetarin e Unionit turistik në Kosovë diskutuan rreth kapacitetit që vendi jonë ofron.
Dona ekspertja e shërbimit u shpreh se vjeshta është një nga periudhat më të pëlqyer nga turistët sidomos për pjesën e turizmit malor.
“Veriu dhe Jugu kanë destinacionet më të kërkuara nga turistët, ku bujtinat janë plot gjatë fundjava. Në Shqipëri ka ndryshuara, sjellja e konsumatore”-tha ajo.
Ndërsa Gjecaj nënkryetarja e turizmit malor në Unionin e Operatorëve turisti në vend tha se viti 2021 ka qenë një vit shumë i mirë dhe me shumë kërkesa për turizmin malor.
“Turistët e huaj dhe shqiptarë e preferojnë turizmin malor dhe ndodh që bujtinat në këtë periudhë janë të mbushura plot me turistë .Disa nga qytete që kanë më shumë zhvillim në këto periudha, janë Përmeti, Korça dhe Gjirokastra, gjithashtu Tamara, Lëpusha dhe Vermoshi ka një trend të lartë kërkesash për tu vizituar, ndërsa Kukësi dhe Mirëdita disa fshatra të tyre po kthehen në kërkesat turistike” tha Gjecaj.
Ekspertja e turizmit Dona u shpreh se bujtinat pëlqehen shumë për shërbimin familajr që ata kanë . “Bujtinat që tregojnë interes vetëm për akomodim dhe ushqim mund të quhen “gjysmake”në shërbim. Ekserienca e çdo klienti duhet të dizenjohet nga filllimi në fund, që klientët të marrin më të mirën “ tha ekspertja e turizmit.
Gjeca u ndal edhe tek një problematikë.
” Vështirësi të madhe hasim në alpe pasi ka mungesë stafi” -u shpreh Gjeca
Në bisedë u përfshi edhe Kosova në një lidhje ‘Skype’ Baki Hoti kryetarin e Unionit turistik në Kosovë u shpreh se ka turizëm në 12 muaj të vitit dhe ka shumë vende atraktive malore turistike, për të gjithë turistët .Edhe në Kosovë sipas tij vjeshta ka kërkesat më të larta për turizëm malor.
“Problem është vetëm është akomodimi në resorte te cilët nuk kanë shtreteër mjaftueshëm”- tha ai.
Lidhur me çmimet ekspertja në menaxhim për shërbimin Gladiola Dona u shpreh se jugu ka çmime modeste, për 4 persona kushton 30 euro në bujtina në total 100 euro me të gjithë gjërat e përfshira. Ndërsa në turizmi malor kushton 150 euro për një familje 2 netë qëndrimi.
Në mbyllje të bisedës nën kryetarja e turizmit malor Gjecaj tha se e ardhmja e Shqipërisë është turizmi.

