Dyshohet konflikt pronësie, nipi vret xhaxhain dhe veten me armë gjahu
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Vlorës.
Në fshatin e quajtur Mekat, një 39-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu xhaxhin e tij dhe më pas, në kushte depresioni ka qëlluar për vdekje edhe veten.
Gazetari i Ora News nga Vlora Edi Ruçi bën me dije se shtetasi G.K. 39 vjeç, pasi ka qëlluar mbi xhaxhin e tij, J.K. është larguar nga banesa dhe më pas ka vrarë veten.

Dyshohet se konflikti fizik mes dy të afërmeve ka nisur për shkaqe pronësie dhe më pas ka shkuar deri në shkrehjen e armës.
"Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut." - njofton policia.
Policia ka mundur që të sekuestrojë në vendin e ngjarjes edhe armën e gjahut me të cilën janë vrarë 2 personat.
Nga burimet e policisë së Vlorës konfirmohet se përpara ngjarjes autori të ketë qenë në gjendje të rënduar depresioni.

