“Qeveria po bën lojë”, 74% e studentëve kundër vaksinimit me detyrim

Vaksinimi i detyruar i studentëve ishte një nga temat që u diskutua në pjesën e dytë të emisionit “Jeto me Orën “

Kjo situatë aktuale  ka ngjallur debat dhe kundërshti jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.  Për të folur për këtë temë ishin të ftuar Alfred Halilaj pedagog, Lorela Garuli psikologe, Gevio Tabaku kryetari i bordit kombëtar studentor dhe Boris Alibeaj student antar i bordit. 

Tabaku tha se në bazë të  një pyetësori të  realizuar nga portali Studentor.al dhe nga bordi kombëtar studentor  rezulton se 74 përqind e studentëve janë kundër vaksinimit të detyruar dhe  vetëm 31 përqind e tyre janë vaksinuar. Lidhur me këtë fakt  Pedagogu Alfred Halilaj u shpreh se mësimi online  ka qenë shumë lodhje për studentët dhe pedagogët, prandaj ai tha që është pro vaksinimit dhe i bëri thirrje studentëve që ta bëjnë vaksinën.

“Auditorin nuk e zevendëson asgjë  dhe për pedagogët mund të quhet si “vdekje “ auditorët bosh pa studentët.”- shprehet ai.

Psikologia Lorela Garuli njëherazi edhe pedagoge e jashtme në një nga universitetet private në vend  u shpreh se duhet të ketë zgjedhje për bërjen e vaksinës, sipas saj studentët nuk mund të imponohen por duhet të binden.  

“Nuk jam dakort ndaj imponimit të vaksinës, bindja duhet të jetë efikase dhe e lidhur me psikologjinë masive, nuk duhet ta detyrosh apo ta penalizosh studentin” tha ajo. 

Studenti Boris Alibeaj u shpreh se deklaratat e ministres Kushi, i mohojnë të drejtën e studimit studentëve  për rikthimin e tyre në auditore pa bërë vaksinën. 

Sipas tij qeveria po bën “lojë”.

“Në fillim qeveria pranoi që ata që nuk do bëjnë vaksinën do ndjekin mësimin online , pastaj ditët e fundit përpara se të niste mësimi në auditore e ndërprenë” u shpreh ai.

Sipas Alibeaj , studentët kanë pasur probleme me rojet e universiteteve si dhe  pedagogët e fakulteteve pasi jo të gjithë ishin të vaksinuar. Sipas tij kjo mënyrë është  presion psikologjik për studentët.

“Njeriu po trajtohet si një kavje labratorike “ tha ai.

Gevio Tabaku tregoi për emisionin “Jeto me Orën “disa statistikave te  kryera nga bordi kombëtar .Ai u shpreh se mesatarja e notave sipas statistikave  gjatë mësimit online ka qenë e ulët, gjë që  ka ndikuar në psikologjinë e studentëve. 77%  e studentëve sipas statistikave kanë pasur stres dhe ankth, gjatë mësimit online.

Tabaku tha  se 40% e studentëve janë të vaksinuar ndërsa  60% e tyre janë të pa vaksinuar. Pedagogu Alfred Aliaj  tha se se  është pro edukimit, jo detyrimit  për tu vaksinua.

Disa nga format që studentët të bëjnë vaksinën sipas tij  duhet të jenë, të këtë sa më shumë informacione shkencore mbi vaksinimin , komunikim më i hapur me studentët, si dhe testi të jetë falas që studentët të kenë mundësi të jenë pjesë e auditorit  Psikologia Garuli  tha se mjekësia nuk është një shkencë ekzakte dhe frika e studentëve është fertiliteti, si dhe efektet anësore mbas 5 – 10 vitesh.

Gjithashtu ajo tha që mosbesimi është i madh tek studentët. Përtej debateve kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale me  urdhrin Nr.413, të  datës të nxjerrë në 24 Shtator detyron të gjithë studentët të jenë të vaksinuar. Sipas urdhrit, studentët e pavaksinuar do duhet që të ndjekin mësimin në formë alternative (online), deri në momentin që ata do të vaksinohen.

 74% studentëve nuk kanë rënë  dakord me urdhrin e lëshuar nga ana e Ministrisë, vetëm 26% e tyre e kanë pranuar.