Qafë Thanë, aksidentohet autoboti me naftë, shoferi transportohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 18:40
Një aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë.
Një autobot i madh me naftë është batuar në rrugë, ndërsa mësohet se shoferi është transportuar në spitalin e Përrenjasit.
Ndërkohë pritet zjarrfikësja për të bërë pastrimin e naftës nga rruga.
Deri më tani aksidenti nuk ka shkaktuar radhë në makinë, por ka bllokuar njërin sens të lëvizjes.

