Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përfundon në kanal, dy të plagosur rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish-frutores në Lezhë.

Siç mund ta shikoni në pamjet në video, mjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Të plagosurit ndodhen në gjendjen të rëndë në spitalin rajonal të Lezhës.

"Rreth orës 18:55, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të një restoranti , drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen " shtetasi M.K., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi M.K., 21 vjeç dhe pasagjeri në automjet shtetasi F.P., 16 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor" njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.