Vrasja e dyfishtë në Vlorë, momenti kur policia konfiskon armën e gjahut

Ky është momenti teksa policia ka konfiskuar armën e gjahut me të cilin u kryer krimi i dyfishtë sot në fshatin Mekat të Vlorës.

Një oficer policia i veshur me dorashka ma marrë armën e gjahut “teke” nga vendi i ngjarjes dhe për t’i bërë verifikimet e nevojshme.

Shtetasi G. K., 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin J. K., 64 vjeç, e më pas edhe veten.

Ndërkohë, disa të afërm thonë se xhaxha e nip, po punonin bashkë te ullinjtë kur ka ndodhur ngjarja.

Ata thonë se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti mes tyre, ndërsa një zonjë tregon se 39-vjeçari ishte i pamartuar.

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, momenti kur policia konfiskon