Raporti i KE, Basha e komenton nga Kuvendi: Thuhet qartë se votat u vodhën, patronazhistët që mbroni do i gjejë belaja
Krydemokrati Lulzim basha nga foltorja e Kuvendit ka komentuar Roportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.
Ai tha se në raport është përmendur dhe fakti se zgjedhjet u manipuluan, dhe u publikuan të dhënat personale të qytetarëve, ndërsa theksoi se patronazhistët do përballen me ligjin.
Ai tha se Rama që prej 8 vitesh në pushtet vetëm ka rritur taksat dhe faturat enegjisë.
Lulzim Basha: Shqiptarët shpenzojnë para për Ilaçet, ujin, nuk i mbeten më shumë për bukën dhe për pak djathë. Kush ka tetë vite në pushtet dhe ka rritur vetëm taksat, faturat e energjisë dhe ka ecur akcizat për jahtet.
Raporti i Komisioni Evropian për zgjedhjet thanë që vodhën votat, të dhënat e qytetarëve dhe krijuat një ushtri patronazhistësh, që sado që i mbroni, do ju gjej belaja, në ligj, në rrugë e kudo. Sa për rajonin nuk ishim ne që u futëm për ju. Meqë ju e quani këtë rajonin e ri, ju bëftë mirë hallva në Egjipt
