Ju flet Moska: Largimi i Ardi Veliut dhe kodi i lidhjes vertikale politikë-krim i organizuar


Shkarkimi nga detyra i Ardi Veliut si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ishte në fokus të analizës së emisionit  "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: U largua nga drejtimi i policisë së shtetit Ardi Veliu, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ardhur me shumë bujë në krye të policisë së shtetit, i mbrojur nga kryeministri Rama jo më larg se dhjetori i vitit të kaluar ku me rastin e protestave të të rinjve për vrasjen e të riut Klodian Rasha u shpreh se edhe sikur 500 mijë njerëz të dalin në protestë nuk e shkarkoj Ardi Veliun. Presidenti Trump u kritikua për disa deklarata të tij kur ndodhi vrasja e George Floyd, disa deklarata që u quajtën të papërshtatshme. Shqipëria ka  3 milion banorë, 500 mijë veta do të thotë 1/6 e popullsisë së Shqipërisë. Amerika 330 milion banorë. Imagjinonin çfarë do të ndodhte në Amerikë sikur Presidenti të thoshte se edhe po të dalin 70 mln njerëz unë nuk e lëshoj këtë polic.