Fotolajm/ Deputetja Luljeta Bozo futet në Kuvend duke ecur me bastun

Në seancën e sotme plenare, deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo është parë të ecë me një bastun.

Inxhinierja 79-vjeçare është fotografuar të futet me bastun, ndërsa duket teksa flet me Frida Krifca, ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Para se të bëhej deputete e PS-së, Bozo ishte emri që “ngushëllonte” shqiptarët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 me 51 viktima.

Shumë e cilësuan afrimin e saj, me ftesën e Ramës, si një lëvizje e këtij të fundit për të siguruar vota përmes figurave si Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.

Fotot: LSA

Fotolajm/ Deputetja Luljeta Bozo futet në Kuvend duke ecur me bastun

Fotolajm/ Deputetja Luljeta Bozo futet në Kuvend duke ecur me bastun