Projekt-buxheti për vitin 2022, Kushi: Brenda këtij mandati pagat e mësuesve do rriten 6%
Është miratuar projekt- buxheti për vitin 2022. Ministria e Arsimit Evis Kushi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me qeverinë, ka bërë me dije se rrogat e mësueve në të gjithë Shqipërinë, vitin e ardhshëm do të rriten me 6%.
Ajo thotë se gjatë këtij mandati rrogat e mësuesve do të rriten deri në 40%. Më tej shton se rritje pagash do të ketë edhe për punonjësit psiko-social, teksa shton se mbështetje do të ketë edhe për Universitetet.
Evis Kushi: Projekt buxheti i vitit 2022 sjell shumë lajme të mira për sistemin arsimor. Për të gjithë mësuesit dhe mësueset në të gjithë Shqipërinë, për rritjen e pagave vitin e ardhshëm me 6%. Këtë herë është hapi i parë i premtimit tonë që brenda këtij mandati pagat e mësuesve të rriten 40%. Për herë të parë pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit por edhe për punonjësit psikosocial në shkollat tona.
Janë 600 punonjës psiko-social që japin një kontribut të rëndësishëm tek nxënësit dhe mësuesit. Gjatë pandemisë kontributi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm. Lajme të mira ka edhe për arsimin e lartë. Një nga prioritetet tona është ndërkombëtarizimi i Universiteteve me qëllimin final rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe dhënien e e vlerës së vërtetë të diplomave. Do kemi një buxhet të dedikuar për mbështetjene e Univeristetet.
