Pa rrugë, pa ujë, fshati Maliq si në mesjetë, banorët: Është për turp, më keq se në Afrikë

Rrugë të pashtruara, mungesë e ujit të pijshëm e sistemit vaditës, janë vetëm disa nga problematikat me të cilat po përballen banorët e fshatit Zvirinë në Maliq.

Fshati është bërë pjesë e projektit të qeverisë së “100 fshatrave turistikë “ por jo vetëm turizëm që nuk ka, por investimet as që kanë nisur.

Uji i pijshëm mungon prej vitesh, e ndërkohë burra e gra mbushin ujë në 2 burimet e këtij fshati për konsumim të përditshëm.

"Nuk kemi ujë të pijshëm."

"Është për turp, dalim me bidonë në dorë. As në Afrikë nuk është si këtu."

"Nuk interesohet as Bashkia, asnjeri."

Asfaltimi i rrugës është premtimi i çdo fushate, e menjëherë pas zgjedhjeve askush nuk kujtohet për të.

Fshati ndodhet 25 kilometra nga Korça dhe 10 kilometra nga Maliqi, ndërsa institucionet lokale fajin ia kalojnë qeverisë duke thënë se ata nuk kanë fonde.