Policia arrestoi kultivuesit e drogës në Pukë, ikën nënkomisari. A u dekonspirua operacioni?

Një ditë pas deklaratës së SPAK për arrestimin e policëve që bashkëpunonin me kultivuesit e kanabisit në mirditë dhe në pukë policia e shtetit bëri një bilanc të aksionit që arrestoi 9 persona, 4 u shpallën në kërkim dhe 2 të mitur u lanë në masën e arrest shtëpie.

Forcat e policisë më urdhër të gjykatës kanë kryer kontrolle edhe në banesat e të arrestuarvë ku janë gjetur fara kanabisi, një shumë e konsiderueshme parash dhe një automjet.

Operacioni Qafa e Helmit ka arhdur si rezultat I hetimeve të nisura në muajin gusht gjatë të cilit janë asgjësuar 4000 rrënjë cannabis sativa.

Në atë kohë Opozita hedhi akuza të rënda mbi operacionin e RENEA-s për zbulimin e parcelave të kanabis në Qafën e Helmit në Gjegjan të Pukës.

Përfaqësues të PD theksuan asokohe se fillimisht është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj, por ai është liruar pasi është i afërm i kryetarit të Bashkisë së Fushe Arrësit Fran Tuci, ndërsa I njëjti person vjon të jetë në kërkim.

Ky fakt është bërë shkak për dyshime se operacioni është dekonspiruar në fazën e hetimit ose të ekzekutimit të urdhërave të arrestit pasi disa prej të kërkuarve nuk janë arrestuar.

Policia njofton se nga hetimet e kryera në muajn Gusht ka rezultuar që ky grup kriminal ka organizuar kultivimin e bimëve narkotike në Mirditë, në zonën e fshatit Arrëz, Kaçinar, në zonën midis fshatrave Perlat i Epërm dhe Lufajt dhe në Pukë, në vendet e quajtura Qafa e Helmit, fshati Shkozë, Gomsiqe.

Tashmë do të jetë Gjykata e posatshme ajo e cila do të shqyrtojë ditën e shtunë dosjen e kultivuesve të lëndëve narktotike për tu njoftuar më pas masat e sigurisë.