Hetimi i zgjedhjeve, 2 orë teatrale, Komisioni mbyllet pa dakordësi mes palëve
Gjylameti: Kemi që në orën 10 që vazhdojmë e diskutojmë. Më lini ta mbaroj.
Kjo ishte mënyra e diskutimit për rreth dy orë në Komisionin Parlamentar që do të hetojë zgjedhjet e 25 prillit.
Rregullat për mbledhjen e provave sipas PS duhet të përcaktohen në Komision.
Naço: Nuk keni të drejtën të caktoni vetë rendin e ditës.
Pas debateve, Komisioni arriti të votojë rregullat bazë, por për thirrjen e personave të përfshirë mazhoranca bojkotoi mbledhjen.
Alibeaj: Zoti Gogo jeni duke deklaruar ikjen.
Debatin e sqaron pas mbledhjes kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj, i cili shprehet se Kushtetuta dhe ligji e përcakton se mbledhja e provave dhe emrat që thirren në Komision nuk i nënshtrohen votimit.
Alibeaj: Kjo është një strategji e menduar prej tyre për të bërë të pamundur veprimtarinë e komisionit pa asnjë arysetim. Ata kërkuan që kërkesa për të thirrur kryeministrin, ministrat, kryetarët e bashkive do i nënshtrohet një votimi. Kjo ishte strategji. Duke i kërkuar ti nënshtrohet votimit kjo kërkesë është afërmend që çdo kërkesë për të votuar do të rrëzohej me forcën e kartonave të atyre që janë në akuzë.
Tashmë mbledhja e radhës e Komisionit që ka mandat tre mujor do të jetë data 27 tetor.

