Vaksinim për fëmijët mbi 12-vjeç me imunitet të dobët, ftohen edhe +16 vjeçarët

Ekspertët e Komitetit Teknik këshillojnë vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, tha se injeksionin për mbrojtjen ndaj Covid rekomandohet ta marrin fëmijët të cilët kanë imunitet të dobët.

Një ftesë kishte edhe për ata mbi 16-vjeç.

Të premten Komiteti vendosi gjithashtu që të miratojë përdorimin e dozës së tretë të vaksinës për personat mbi 60-vjeç.

"Të bëjnë dozën e tretë të vqaksinës jo më herët se 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, nga data 1 nëntor i këtij viti."

Duke cituar të dhënat e Covid ditët e fundit,ekspertët thanë se situata është përkeqësuar por pavarësisht kësaj, masat kufizuese nuk ndryshojnë.

"Ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhë."

Komiteti Teknik u bëri thirrje studentëve që të vaksinohen ndërsa nga qytetarët kërkoi zbatimin me rigorozitet të masave anti-Covid.