Berisha sot “zbarkon” në Berat, fton gjithë demokratët e qarkut të bashkohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2021, 16:34
Ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet këtë të premte me “Foltoren” e tij në Berat në orën 17:00.
Aktiviteti do të mbahet në ambientet e Pallatin e Kulturës, ku Berisha ka ftuar gjithë demokratët e Beratit t’i bashkohen.
Berisha: Ditën e premte me datën 22 tetor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës të qytetit të Beratit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike me të bashkuar, më të fortë, me të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Qarkut të Beratit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!
