Banorët e fshatrave të Memaliajt pa ujë të pijshëm prej 30 vitesh: E mbushim me gomarë!
"Që nga koha e xhaxhit (Enver Hoxhës) e më pas ne nuk kemi pasur ujë."
Kjo është situata që tregojnë banorët e fshatrave Krahas, Iliras dhe Toç në Memaliaj për ujin e pijshëm në çezmat e tyre.
"U prish me sistemin, u morën tubat, u vodhën të gjitha tani nuk kemi asnjë pikë ujë."
"Ujë të pijshëm nga shteti nuk kemi këtu e 30 vjet."
Në këto kushte prej 3 dekadash ata detyrohen që të mbushin ujë buzë lumenjve e nëpër burime larg shtëpive të tyre, disa me kafshë pune e disa me makina.
"Kush merr me gomar, kush në krahë."
"Me gomarë, me pus në shtëpi."
Thonë se janë ankuar në Bashki, ndërsa premtimet kanë qenë të vazhdueshme, por zgjidhja ka munguar.
"Gjatë gjithë fushatave na kanë premtuar ujë dhe ujë ne nuk kemi pasur."
"Do t'ju sjellim, ka ardhur dhe ministrja këtu për fushatë elektorale, kemi biseduar me të dhe asnjë gjë nuk është bërë."
Shume fshatra te Bashkise së Memaliajt për shkak te mungese se ujit dhe infrastrukturës rrugore janë braktisur nga banorët.
