Doza e tretë antiCovid/ Alimehmeti: Vaksina te gratë shtatzëna nuk ka asnjë risk për aborte

Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se doza e tretë e vaksinës  është efektive, ndërsa shton se është e nevojshme për  moshat e mëdha dhe tek personat me sëmundje.

Në një intervistë për Ora News, i pyetur se a duhet të vaksinohen gratë shtatzëna, mjeku është shprehur se vaksina nuk përbën risk për aborte.

Më tej thekson se vaksina nuk bëhet shkak për probleme tek fëmijët.

Ilir Alimehmeti: Doza e tretë është efektive. Është e nevojshme për moshat e mëdha, për personat me sëmundje. Duhet të kuptojmë dy elemente se sa zgjat efekti i dozës  së tretë dhe elementi i dytë është se gjatë rrugës pandemia fillon dhe ikën. Duhet të bazohemi se si ecin këto elemente me njëri-tjetrin. Dhe te gratë, së pari duhet të kuptojmë nëse e kanë kaluar apo jo Covid-19.

Nëse e ka kaluar Covid-19 nuk bën sens që të vaksinohet tani, por nëse se ka kaluar dhe evidence mbyllet në një kohë të caktuar atëherë vaksinimi është i këshilluar. Nëse je në planifikim shtatzënie unë jap një këshillë të thjesht. Nëse është shtatzënë 3 muajt e parë risk për aborte nuk ka. Flamuj të kuq parandalues apo parashikues nuk ka. Nuk shohim shenja që fëmija të ketë një problem. Muajt ka

tër deri në 9 nuk shohim asnjë lloj problem as për nënën as për fëmijën. Nga muaji 0-3 kemi ndjeshmëri të shtuar. Nëse gruaja nuk e ka të mundur këto tre muaj të jetë relativisht e kujdesshme vaksinat duhen bërë.  

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti për online Anila Kolgjini.