Fier, vdes 72-vjeçari pasi bie nga kati i tretë i pallatit ku banonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2021, 15:46
Ka rënë nga pallati një 72-vjeçar në lagjen “Kastriot” në Fier.
Mësohet se i moshuari ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
"Ai ka rënë në mjediset e parkimit të pallatit dhe më pas është transportuar në spital. Sot rreth orës 15:30, në lagjen "Kastriot" Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç." - njofton policia.
Ne vendin e ngjarjes policia dhe ambulanca, ndërsa nuk ndihen shkaqet.
