Aktori Lulzim Zeqja pëson aksident, anulohet shfaqja në Teatrin Kombëtar
Aktori i Teatrit Kombëtar Lulzim Zeqja ka pësuar një aksident automobilistik ditën e sotme.
Për pasojë është anuluar edhe shfaqja e sotme ku ai luante e titulluar “Edmod” nga Teatri Kombëtar, në ambientet e “ArTurbina”.
Teatri Kombëtar bën me dije se fatmirësisht aktori është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqje.
“Të dashur miq të teatrit, për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes "Edmond", ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anuluar.
Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen "Edmond" në vazhdim. Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falënderuar për mirëkuptimin, teatri kombëtar do t'ju njoftojë në vazhdim se si do të procedohet me rimbursimin e biletave.”

