Ultimatumi i Ramës: Nëse nuk pastroni mbetjet marrim në administrim bashkitë, kryetarët në prokurori
Kryeministri, Edi Rama, paralajmëroi kryebashkiakët me sanksione nëse nuk zgjidhin problemin e menaxhimit të mbetjeve.
Rama: Ne do bashkëpunojmë ngushtësisht me ju për këtë por fjalët po shterrojnë. Ligji parashikon shumë qartë që kryetarët e bashkive janë përgjegjës dhe bashkitë sanksionohen financiarisht e ligj për veprime të kësaj natyre dhe ne do të ecim dhe me sanksione. Sanksionet do të shkojnë deri në marrjen në administrim të bashkisë me çuarjen respektive të kryetarit të bashkisë në prokurori. Ky do të jetë fundi i rrugëtimit të përbashkët bnë rast se nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që do të bëjnë natën ditë dhe që do të garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë, shembull.
Nuk kam parasysh vetëm bregdetin por të gjitha zonat. Nuk u kushton asgjë, i kemi pikat fundore. Qarku Shkodër i ka, Durrësi dhe Tirana i kanë, Fieri i ka, Vlora, Elbasani, Korça. Berati është tjetër shembull megjithëse ka trashëguar situatë problematike, po e bën transformimin. Edhe në Çorovodë dhe Gjirokastër. Duhet tu lutemi kryetarëve të bashkive të Elbasanit që të çojnë mbetjet në pikën e përpunimit në vend që ti hedhin rrugëve duke u justifikuar se është shtrenjtë. E kundërta është e vërtetë. Nëse duhet më shumë buxhet do vihet më shumë. Asgjë nuk është më e rëndësishme.
Rama tha se mirëkupton bashkitë bregdetare gjatë sezonit se kanë fluks të shtuar dhe këtë tha ai do të ndajë barrën e saj dhe qeveria.
Rama: Bashkitë bregdetare duhet të përballojnë një volum të lartë në raport me mundësitë që kanë.Por për çfarë përdorën paratë që jepen për pastrimin mizerabël të plazheve, ku shkojnë? Do të vendosim një buxhet të veçantë për bregdetin në bashkëpunim me kryetarët e bashkive dhe do ndajmë barrën, një pjesë do e mbajë bashkia dhe një pjesë do e mbështesë qeveria financiarisht por edhe në rast se bëjmë këtë nëse kryetarët e bashkive nuk bëjnë të gjithë atë që bën kryetari i bashkisë Lezhë problemi nuk zgjidhet.
