Kryeministri i bëri për dush të ftohtë, Jorgo Goro: Ja vlente! Rakip Suli, gazetarëve: E keni dëgjuar gabim

Pas kritikave të shumta që kryeministri Rama dhe ministrja e Mjedisit bënë për menaxhimin e mbetjeve në Himarë, Kryebashkiaku i saj pranoi vërejtjet duke thënë se do të përmirësohet.  Ndërsa kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, pati kritika për menaxhimin e mbetjeve në rrugët nacionale. 

Pas mbledhjes me kryeministrin kryetari i bashkisë së Lezhës u duk më i qetë dhe i buzëqeshur.

Pas vlerësimit për pastrimin e bregdetit dhe kryeqytetit, Pjerin Ndreu shprehet se problem mbeten akset nacionale rrugore.

Për Jorgo Goron e Himarës takimi nuk shkoi siç duhet. Por para përfaqësuesve të partisë dhe si i zgjedhur i zonës ai bën autokritikë.

Emri Green Peace për Ramën nuk i shkon vendgrumbullimit të mbetjeve në Kamëz, por Rakip Suli shprehet se etiketimi nuk ishte për të.

"E keni dëgjuar gabim".

Pas plehrave, kryetarët e Bashkive do të mblidhen për menaxhimin e burimeve ujore, ndërkohë që duhet të nisin nga puna për stabilizimin e situatës së plehrave.