I dënuar për lëndë narkotike, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

Policia kufitare e Kashticës ka vënë në pranga një të dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Markel Jani, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 20.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.