Deshton mbledhja e Komisionit hetimor për '25 prillin": PD zbulon strategjine e bllokimit nga PS
Dështoi edhe këtë premte mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Palët diskutuan për 2 orë pa ndërprerje e në fund nuk ranë dakord as për rregulloren. Kryetari, Enkelejd Alibeaj, tha se socialistët e kanë strategji bllokimin e hetimit.
Gati dy orë diskutime të Komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nuk kanë çuar në askund. Maxhoranca e opozita kanë debatuar lidhur me rregullohen e këtij komisioni.
PS kërkon që kërkesa për hetime për të marrë prova dhe për të thirrur ministra, kryeministri, krytarët e bashkive etj të hidhej më parë në votim.
Por kjo nuk është pranuar nga opozita pasi nëse hidhet në votim, PD nuk i ka votat dhe do të jetë në dorë të maxhorancës kush të thirret në komision.
Alibeaj, kryetari I këtij komisioni e quan strategji për të të bërë të pamundur veprimtarinë e këtij komisioni.
Në momentin kur u has në kundërshti deputetët socialist u larguan nga salla.
“Kjo është një strategji e menduar prej tyre për të bërë të pamundur veprimtarinë e komisionit pa asnjë arysetim. Ata kërkuan që kërkesa për të thirrur kryeministrin, ministrat, kryetarët e bashkive do i nënshtrohet një votimi. Kjo ishte strategji.
Duke i kërkuar ti nënshtrohet votimit kjo kërkesë është afërmend që çdo kërkesë për të votuar do të rrëzohej me forcën e kartonave të atyre që janë në akuzë” tha Alibeaj në një prononcim për gazetarët jashtë kryesisë së Kuvendit në përfundim të mbledhjes.
PD thotë se e drejta për të hetuar sipas ligjit është e pakufizuar dhe nuk i nënshtrohet votimit